Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi i ofron rinovim faraonik Dibalës


Juventusi i ka ofruar rinovimin argjentinasit Dibala me një pagë faraonike.

Javët e fundit sulmuesi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke qenë vendimtar për bardhezinjtë në ndeshjet e kampionatit.

Sipas Gazzetta dell Sport, drejtuesit e klubit i kanë ofruar rritje page amerikano-jugorit duke ia çuar nga 7.5 milionë euro në sezon që e ka tani në 10 milionë euro.

Lojtari u duk se do largohej nga ekipi në fund të këtij sezoni dhe ofertat në drejtim të tij nuk munguan nga disa prej ekipeve më të mira të Europës por sipas të gjitha gjasave, Dibala do vijojë të qëndrojë në Torino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *