Templates by BIGtheme NET

Kina dhe India tërheqin trupat ushtarake nga kufiri në Himalaje

Kina dhe India kanë filluar tërheqjen e ushtarëve të tyre përgjatë vijës së diskutueshme kufitare në zonat malore të Himalajave.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi se ”palët përparuan me masa efektive për zhbllokimin e situatës së konfrontimit, për të tërhequr trupat dhe lehtësuar tensionet, pas përleshjeve që shkaktuan 15 viktima në muajin qershor”.

”Të dy vendet po punojnë për të të zbatojë pikat e konsensusit të arritur”, saktësoi ajo.

Pekini, pas ngjarjeve, protestoi me forcë ndaj Indisë duke e ngarkuar atë si “përgjegjëse të plotë” për incidentin.

Në një deklaratë të lëshuar më 19 qershor, Kina deklaroi se ushtarët indiane kishin kapërcyer kufirin kinez.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*