Templates by BIGtheme NET

Lejet minerare, MIE shpall garën për 6 zona, afat deri në 5 gusht

Pavarësisht se për vitin 2020 ende nuk ka një plan vjetor për sektorin minerar të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duket se garat për dhënien e lejeve po të vazhdojnë normalisht.

Së fundmi MIE publikoi procedurën e prokurimit për kalimin tek privati për shfrytëzim të gjashtë zonave minerare në vend.

Referuar dokumentit bëhet fjalë për zona në Fier e Tiranë ndërkohë që në ndryshim nga herët e mëparshme kur shpalljet shoqërohen edhe me detaje për zonat, masën e investimit, mineralin që mund të shfrytëzohet këtë herë janë dhënë vetëm numrat e tyre.

Të paktën për dy zonën numër 379 dhe atë 799/3 nga të dhënat që mund të gjenden në planet më të vjetra minerare rezulton se para ndodhet në Poçem Fier kurse e dyta në Zall Herr Tiranë dhe minerali për shfrytëzim është gëlqerori. Këto zona sikurse bën me dije ministra janë shpallur edhe në planet vjetore 2011, 2018, 2019.

Por cilat janë zonat e nxjerra për shprehje interesi nga ana e kompanive të interesuara për shfrytëzim në sektorin minerar.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 379, Nr. 799/3, Nr. 639/1, Nr. 591/1, Nr. 347/6, Nr. 682/1, të miratuara në planet vjetore të viteve 2011, 2018 dhe 2019, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë” thuhet në dokumentin e MIE.

Sipas MIE . Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 05.08.2020, ora 10:00 ndërkohë që edhe hapja e tyre do të bëhet në të njëjtën orë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në Sallën e Mbledhjeve.

Në të njëjtin njoftim në APP ministria ka bërë me dije nga ana tjetër se për shpalljen e një zone  më herët gjatë marsit  nuk pati asnjë ofertë ndaj procedura është cilësuar si e pasuksesshme. Bëhet fjalë për zonën 552/7.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*