Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda, adoleshenti rus goditet nga rrufeja teksa stërvitej në fushë (Video)


Në rrjet janë shfaqur pamjet tronditëse të çastit kur Ivan Zaborovsky, një lojtar adoleshent që luan për Znamya Truda në nivelin e tretë të futbollit rus, u godit nga rrufeja gjatë një seance stërvitore në një aksident të çuditshëm.

Pamjet e incidentit tronditës tregojnë se Zaborovsky vrapon për të gjuajtur topin në portën bosh gjatë stërvitjes, ndërsa shokët e tij të skuadrës në fushë stërviten më afër skajit të fushës.

Pas pak çastesh 16-vjeçari papritmas shihet duke u rrethuar nga një re tymi i errët, ndërsa i afrohet topit në zonën ku gjuhet 11-metërshi.

Adoleshenti u transportua nga Orekhovo-Zuev në një spital në Lyubertsy, ku ai po vazhdon të monitorohet.

Sipas RT, që citon mediat lokale, Zaborovsky është futur në gjendje kome artificiale pasi kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *