Templates by BIGtheme NET

Ralf Rangnik merr “timonin” e Milanit

Ralf Rangnik do jetë trajneri i ri i Milanit. Lajmi është pohuar nga mediat italiane e në ditët në vijim pritet zyrtarizimi.

Gjermani ka një karrierë të pasur në Gjermani ku ka drejtuar ekipe si Shtutgart, Hanover, Shalke e Hofenhajm ndërsa 5 sezonet e fundit ka drejtuar Lajpcigun me të cilin ka arritur rezultate mjaft të mira.

62-vjeçari pritet të shpalosë kërkesat e tij për merkaton duke qenë se ka disa lojtarë të parapëlqyer.

Këtë sezon kuqezinjë kanë bërë një parqitje jo shumë të mirë duke mbajtur tani për tani vendin e shtatë e ku synimi madhor që mund të arrihet është kualifikimi për në Ligën e Europës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*