Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, dalin emrat e kandidatëve për Senatin Akademik nga radhët e pedagogëve dhe studentëve


Zgjedhjet që do zhvillohen në datën 30 korrik për strukturat drejtuese në Universitete do rinovojnë edhe Senatin Akademik.

Tashmë është bërë publike lista e kandidatëve për Senatin Akademik nga radhët e trupës pedagogjike (kliko këtu) dhe studentëve (kliko këtu).

Zgjedhjet u shtynë si pasojë e pandemisë së krijuar nga koronavirusi ndërsa tashmë Ministria e Arsimit vendosi nëpërmjet një urdhri mbajtjen e tyre në 30 korrik.

Në garën për rektorat janë Artan Hoxha nga Fakulteti i Drejtësisë, Mimoza Hafizi nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *