Vendosni fjalën kyçe....

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 57 të shëruar


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3886.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 365 mostra, prej të cilave 183 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 57 persona të prekur nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *