Templates by BIGtheme NET

I grabitën shtëpinë, tifozët i vërsulen Riberisë: Laj gojën kur të flasësh për Firencen

Një pjesë tifozësh të Fiorentinës nuk i kanë pritur mirë deklaratat e djeshme të francezit Riberi.

Sipas tyre, Firence nuk është Medellin në Kolumbi dhe i sugjeruan mesfushorit që të lajë gojën para se të flasë për qytetin.

Ditën e djeshme banesa e Riberisë u grabit dhe lojtari u shpreh i shokuar se po mendonte largimin nga ekipi e qyteti.

Megjithatë kjo gjë nuk u ka pëlqyer tifozëve të ekipit të cilët ditën e sotme reaguan duke i kujtuar Riberisë që të bëjë kujdes kur flet për Firencen e qytetarët e saj.

“I dashur Frank, e kuptojmë shokun në të cilin ndodhesh por laj gojën para se të flasësh për Firencen pasi këtu nuk jemi në Medellin. Të pasurit grabiten gjithandej por ata ia lejojnë vetes që të kenë sisteme alarmi e të mbajnë roje në banesa.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*