Templates by BIGtheme NET

Koronavirusi mbyll sërish klubet e natës në Angli

Vetëm pak ditë më parë u rihapën, por koronavirusi ka detyruar disa klube në Angli të mbyllin dyert sërish.

Klientë në këto klube kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke dëmtuar kështu që në fillim përpjekjet e vendit për t’u rihapur.

Klubet dhe restorantet u lejuan të presin klientë në Angli nga 4 korriku, një ditë që u quajt super e shtuna nga mediat britanike në mesin e shqetësimeve për distancimin social dhe sjelljen pa norma. Klientëve në të gjithë vendin, u kërkohej numri i telefonit para se të mund të hynin, në mënyrë që të ndihmohej gjurmimi i kontakteve nëse dikush do të rezultonte i prekur nga virusi.

Tani, të paktën tre klube janë mbyllur sërish pasi disa klientë rezultuan pozitivë për Covid-19.

Kryeministri Boris Johnson i bëri apel të gjithë atyre që konsumojnë alkool të silleshin me përgjegjshmëri, por pamjet gjatë fundjavës tregonin turma të mëdha jashtë pabeve pa distancim social dhe me vetëm pak persona që mbanin maska mbrojtëse.

Dhe policia doli në përfundimin se nuk kishte asnjë gjasë që të dehurit të ruanin distancën sociale.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*