Vendosni fjalën kyçe....

Milani zgjohet nga gjumi, fiton me përmbysje ndaj Juventusit


Një sfidë e çmendur ajo me Milanit dhe Juventusit në San Siro.

Kuq e zinjtë kanë marrë një fitore me përmbysje ndaj “zonjës së vjetër”.

Në fraksionin e parë skuadrat u treguan të kujdesshme duke e mbyllur në barazim të bardhë.

Në pjesën e dytë Juventusi e nisi vrullshëm duke shënuar dy gola të njëpasnjëshëm me Cuadradon dhe Ronaldon.

Kundërprëgjigjja e Milanit erdhi me një penallti të shënuar nga Ibrahimovic, ndërsa goli i barazimit erdhi pas një aksioni të kthyer në gol nga Kessie.

Përmbysja do vinte nga këmbët e Leaos dhe goli i katërt dhe fatal për bardh e zinjtë do shënohej nga sulmuesi kuq e zi Rebic në minutën 80.

Kjo fitore i shton shpresat për Milanin për një vend në evropë edhe pse gara për vendin e 5 dhe 6 do luhet deri në sfidën e fundit me Romën dhe Napolin që presin në derë.

Ndërsa për Juventusin titullin ia ndalin vetëm matematika pas ndjekësi i tij më i afërt Lazio humbi përsëri ditën e sotme këtë herë ndaj Leçes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *