Templates by BIGtheme NET

Aplikacioni TikTok mund të ndalohet në SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo ka deklaruar se SHBA-ja është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të disa aplikacioneve, përfshirë TikTok-un.

I pyetur nëse do t’ua rekomandonte përdoruesve shkarkimin e këtij aplikacioni, Pompeo është përgjigjur: “Vetëm nëse doni që të dhënat e juaja të përfundojnë tek Partia Komuniste Kineze”, raporton AP.

Në TikTok ishte thënë se të gjitha të dhënat janë të deponuara në server në SHBA, teksa ishte përsëritur se nuk do të largohej përmbajtja, edhe nëse një gjë e tillë kërkohej prej qeverisë kineze.

TikTok do t’i pezullojë aktivitetet në Hong Kong, pasi hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurisë, javën e kaluar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*