Vendosni fjalën kyçe....

Basha pret përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë


Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë.

Basha shkruan se përfaqësuesit e Dhomës Gjermane i kanë shprehur atij shqetësimet e tyre si klima negative për biznesin, mungesën e konkurrencën e transparencës, burokracinë, pasigurinë për investimet etj.

“Situata e vështirësuar ekonomike dhe plani i PD për nxjerrjen e vendit nga kriza, ishin dy nga çështjet kryesore që diskutova sot me përfaqësues të Dhomës Gjermane të Tregtisë, e cila ka 92 anëtarë dhe përfaqëson kompanitë më të mëdha gjermane që operojnë në Shqipëri. Përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë më njohën me shqetësimet e tyre kryesore: Klima negative për ekonominë dhe biznesin, mungesa e konkurrencës dhe transparencës, zvarritjet, burokracia dhe korrupsioni, pasiguria për investimet, ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale dhe konkurrenca e pandershme.” – shkruan Basha.

Më tej kryedemokrati thotë se vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomikë e shëndetësore ndërsa qeveria në vend të mbështetjes së biznesit e qytetarëve vijon të marrë borxh për PPP, tendera e koncesione korruptive.

“Krahas krizës së thellë ekonomike, vendi sot po përballet dhe me rëndimin e krizës shëndetësore, ç’ka e tregojnë numrat në rritje të të infektuarve dhe atyre që humbasin jetën me COVD-19 dhe mungesa e strategjisë nga ana e qeverisë për t’u përballur me të. Në vend të akordimit të fondeve për shëndetësinë, mbështetjen e biznesit dhe punësimit, qeveria vazhdon të marrë borxh për PPP, tendera e koncesione korruptive. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, tërheqëse për investitorët dhe që janë mundësi për çdo qytetar për të punuar dhe jetuar mirë në vendin e tyre. Vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme, e cila të vërë Shqipërinë në punë dhe jo ta ndajë, siç ndodh sot, si plaçkë mes pushtetarëve dhe një grushti oligarkësh.” – vijon Basha.

Në fund kreu i selisë blu thekson se PD-ka ka punuar ngushtësist me ekspertë gjermanë për programin ekonmik. Basha shton se me ardhjen ne pushtet të PD-së, do rriten ekonomia, punësimi e mirëqenia për shqiptarët.

“Ne kemi punuar ngushtësisht me ekspertët më të njohur ekonomik të CDU-së, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer për planin tonë ekonomik, në qendër të të cilit është bërja e Shqipërisë një vend terheqës për investimet e huaja, mes të cilëve edhe atyre nga Gjermania, të cilët kanë një potencial të madh investimi dhe punësimi. Ekonomia, punësimi dhe mirëqenia e shqiptarëve do të përftohen drejtpërdrejt nga plani ynë ekonomik. Taksë e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” 24 lekë për litër mbi karburantin, moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet dhe transparenca totale me paratë publike, janë disa nga masat e shpejta që do të marrim në këtë drejtim. Prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit, konkurrencës së pandershme dhe monopoleve dhe garantimi i sigurisë së biznesit. Në takimin me përfaqësues të Dhomës Gjermane të Tregtisë mora mendime dhe sugjerime të vlefshme, të cilat do të përfshihen në planin tonë ekonomik dhe për një Shqipëri me një ekonomi të shëndetshme, të hapur dhe konkurruese që prodhon mirëqenie për të gjithë shqiptarët.” – mbyll reagimin e tij Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *