Vendosni fjalën kyçe....

Konte i zhgënjyer me rezultatet e Interit: Duhet të ringrihemi


Trajneri i Interit, Konte, ka deklaruar se ekipi duhet të ringrihet.

Ekipi zikaltër mban vendin e tretë në renditje dhe është në garë me Atalantën për vendin e tretë që do të thotë pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga vendi i katërt që duhet të luajë ndeshje kualifikuese.

Në katër ndeshjet e fundit Interi ka mbledhur vetëm 7 pikë e tekniku kërkon reagim që në ndeshjen e radhës ndaj Veronës në transfertë.

“Jam i zhgënjyer me rezultatet por duhet të ringrihemi. Nuk kemi kohë për të gabuar.” – ka thënë Konte për InterTV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *