Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi shkon te Partizani, dy lojtarë dalin pozitiv pas testimeve


Dy lojtarë të klubit të Partizanit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Benik Ferati, të cilët iu nënshtruan testimit pasi shfaqën simptomat e para.

Ndërsa lojtari tjetër i cili gjithashtu iu nënshtrua testimt Amir Bilali, rezultoi negativ me Covid-19.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Partizanit nëpëmjet një deklarate në rrjetet sociale.

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”-thuhet në deklaratë.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet