Vendosni fjalën kyçe....

Man.City shkatërron Newcastle


Manchester City ka lënë pas humbjen zhgënjyese 1-0 në transfertën ndaj Southamptonit 3 ditë më parë, teksa pasditen e sotme shkatërroi me rezultatin e thellë 5-0 Newcastlen, në sfidën e zhvilluar në “Etihad Stadium”.

Ashtu siç pritej, të besuarit e Pep Guardiolës dominuan totalisht sfidën dhe arritën ta bëjnë gjithçka më të lehtë me golin e avantazhit, që u shënua që në minutë ne 10’ nga ana e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.

Pak minuta më vonë ishte fantazisti Rijad Mahrez që shënoi golin e dytë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë të sfidës, autogoli i Fernandez, David Silva dhe Sterling kompletuan goleadën për “citizens”.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit, Manchester Cityt i duhen vetëm dy pikë për të siguruar edhe matematikisht një vend në zonën Champions dhe për të nisur pushimet para se të rikthehet në gusht për sfidat e Ligës së Kampionëve.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes së sotme, Sheffield United triumfoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Wolvesit, duke u shkaktuar humbjen e dytë radhazi këtyre të fundit, ndërsa West Ham u mposht në shtëpi 0-1 nga Burnley.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *