Templates by BIGtheme NET

“Po sikur kolaboracionistët të jenë ‘auronët’ e së majtës” Lela përplaset me Taren për shkrimin mbi Koliqin dhe Camajn

Shkrimi i studiuesit Auron Tare mbi aktivitetin e shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja sekrete vijon të sjellë debat.

Këtë herë është përfshirë edhe gazetari Alfred Lela i cili në komentin e tij mbi shkrimin e Auron Tares ka zgjedhur që të mos debatojë mbi tezën e ngritur se shkrimtarët Koliqi dhe Camaj ishin kolaboracionistë apo jo por ka zgjedhur që të drejtojë një kundërpyetje mbi debatin shumë vjeçar mes komunistëve dhe anti-komunistave apo komunistëve dhe kollaboracionistëve apo ballistëve.

Ndaj shkrimit të Lelës ka reaguar vetë Auron Tare në një koment në postimin e faqes së gazetarit ku ky i fundit në mbishkrim thotë se “lufta e ftohtë vazhdon”.

Tare në përgjigje të shkrimit ka shkruar “plako sa kam qesh. Po pse harrove që unë botova me dokumente se lëvizja fillestare anti fashiste nuk kishte fare lidhje me Enverin? Se Mukjen e kishin organizuar të tjerë dhe jo ata që përfliten? Që Bab Myslim dhe Haxhiu kishin ardhur në Shqipëri me mbështetjen jugosllave? Po ti kishe shenuar edhe këto do të të kisha bërë like. Aa harrova edhe Kadri Cakranin.

Lela në shkrimin me titull “Rasti Camaj-Koliqi dhe pse pyetja duhet riformuluar: Po sikur kolaboracionistët të jenë ‘auronët’ e së majtës”.

Gazetari në brendësi të shkrimit thotë se kritikat ndaj shkrimit të Tares nuk bëhen mbi tezat dhe dokumentet që ai sjell ku Koliqi dhe Camaj përmenden se kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja por mbi përplasjen mes komunist-antikomunist dhe Tare vijon ta mbajë këtë debat.

 

“Në anglishte, një gjuhë që Auroni e njeh mirë, ndoshta më mirë se gegnishten e Camajt dhe Koliqit, rri provokimi i një shprehjeje që e përshkruan më së miri këtë përpjekje dekonstruktive të Tares: a bone to pick. D.m.th Tare, i cili nuk ka pse e ruan si sekret vetëklasifikimin si pjesë e inteligentias së majtë të Tiranës, ka një inat apo sherr ideologjiko-kulturor me dy shkrimtarët, të cilët paraardhësit e tij i kanë konsideruar reaksionarë.

Ky hulumtim i Tares nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet t’i mbajë po aty, kësaj radhe me një “sofistikim shkencor”, si për të thënë se, kundër tyre dhe mes nesh, nuk qëndron vetëm kjo, kocka e inatit partizano-ballist, komunisto-nacionalist, zhdanovisto-reaksiona. Jo mes nesh dhe atyre qëndron një gjë që unë dhe Auroni dhe të ngjashmit e mi ideologjikë, nuk e durojmë kurrsesi për ideal të Partisë: tradhtia ndaj atdheut, bashkëpunimi me shërbimet e huaja. E me radhë”-shkruan Lela.

Në fund të shkrimit Lela thotë se “Teza dhe akuza ndaj “auronëve” duhet përmbysur dhe riformuluar. Kolaboracionistët jeni ju, sepse keni pasur edhe Shqipërinë nën kontroll, edhe keni bashkëpunuar me fuqi të huaja në shërbim të interesave të një regjimi i cili, në finale, e çoi Shqipërinë në greminë

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*