Vendosni fjalën kyçe....

Veterani Fernando Alonso rikthehet në Formula 1


Spanjolli Fernando Alonso i është rikthyer sërish Formulës 1 pas disa vitesh mungesë.

Piloti spanjoll u largua nga garimi në vitin 2018 por tani ka vendosur të rikthehet sërish në pistë. Ai do jetë piloti i kompanisë franceze Renault që e ka pritur krahëhapur.

“Renault është familja ime. Kujtimet më të shtrenjta në Formula 1 dhe dy titujt kampionë i kam fituar këtu por tani shoh përpara për të tjera suksese.” – ka thënë Alonso.

38-vjeçari është një nga pilotët veteranë të Formula 1. Ai është shpallur kampion dy vite radhazi me Renault, 2005 e 2006. Asturiani do rikthehet të garojë sezonin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *