Vendosni fjalën kyçe....

UEFA vendos, sfidat e kthimit në Champions dhe Europa League do luhen në vendet përkatëse sipas kalendarit para koronavirusit


U mbajt sot mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, teksa u mor vendim përfundimtar lidhur me takimet e kthimit të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Sipas këtij vendimi, të gjitha sfidat e mbetura do të luhen në stadiumet përkatëse, Bajerni pret në shtëpi Çelsin, Siti do të luaj ndaj Realit në “Etihad”, Juventusi ndaj Lyonit dhe Barcelona ndaj Napolit.

Takimet do të luhen pa shikues duke respektuar protokollet shëndetësore. Kujtojmë që pas përfundimit të këtyre takimeve, ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në qytetin e Lisbonës në Portugali, me sistem eliminimi direkt. Një lajm i mirë për ekipet vendase që nuk do të luajnë në fushë asnjëanëse, njofton panorama sport.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *