Templates by BIGtheme NET

Gjendet një trup i dekompozuar tek akuariumi i portit të Durrësit

Gjendet një trup i pajetë pranë kalatave të terminalit të portit të Durrës, tek akuariumi.

Trupi i personit të mbytur ishte i dekompozuar dhe i seksit mashkull.

Mendohet se personi është afrikano- verior apo sirian por ende nuk ka konfirmim zyrtar, pasi nuk është identifikuar.

“Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.”– thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*