Vendosni fjalën kyçe....

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e “Europa League”, ja përballjet


Në Nyon u hodh sot shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale të Europa League. Interi nëse kalon Getafen në sfidën e 1/8 që do luhet vetëm me një ndeshje do përballet me fituesen e ndeshjes Leverkusen-Rangers.

Fituesja e përballjes Roma-Sevilla do ndeshjet me fituesen e çiftit Wolves-Olympiacos.

Manchester United që pritet ta ketë thjeshtë një formalitet sfidën e kthimit ndaj austriakëve të Lask në çerekfinale do të ketë sërish një short të lehtë pasi do të sfidojë skuadrën që do të kualifikohet nga çifti Istanbul Basaksehir- FC Copenahgen.

Dhe dyshja tjetër çerkfinaliste do të dalë nga fitueset e dueleve Shakhtar Donetsk-Wolfsburg dhe Basel –Frankfurt.

Interi nëse kalon deri në gjysmëfinale do përballet me atë ekip që do dalë “gjallë” në duelet Shakhtar-Donetsk-Wolfsburg dhe Basel-Frankfurt. Ndeshjet e fazës Final Eight do të luhen në Gjermani dhe finalja në Këln.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *