Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme edhe pse të lehtë ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-1.
Me këtë tre pikësh, laçjanët janë ngjitur në vendin e tretë në renditje duke forcuar pozitat për sa i përket një vendi në renditje që do i mundësonte pjesëmarrjen në Ligën e Europës.
Kur nga fundi kanë mbetur edhe tre javë, Laçi i ka të gjitha mundësitë për këtë.
Sot luhen edhe ndeshjet Kukësi-Teuta e Skënderbeu-Vllaznia me kuksianët që kanë një mundësi të artë që të ngushtojnë largësinë nga kreu.