Templates by BIGtheme NET

28 migrantë pakistanezë dalin me koronavirus, kalabrezët ngrihen në protesta

Paraditja e kësaj të diele është shoqëruar me protesta në Itali. Janë 28 raste pozitive me koronavirus në grupin prej rreth 70 migrantësh që zbritën të shtunën në Roçella Jonica, në brigjet e Kalabrisë.

Ky është vetëm rezultati i tamponëve të parë, të kryer disa orë pas mbërritjes së migrantëve me origjinë pakistaneze.

Të huajt u vendosën në qendrat e pritjes në zonë dhe u lanë në karantinë. Mes tyre janë edhe 20 të mitur, shkruan Corriere.it.

Grupi ishte parë dje në orët e para të pasdites në një varkë në brigjet e Jonit dhe u nis me ndihmën e stafit të Kryqit të Kuq.

Ndërsa lajmet u përhapën, një grup prej 200 vetash dolën në rrugë. Prania e migrantëve ka qenë prej kohësh një burim tensioni në Amantea, prandaj forcat e rendit ishin vendosur tashmë në vend. Protestuesit kërkojnë transferimin e migrantëve në një vend më të përshtatshëm, ndërsa frikësohen se prania e këtyre njerëzve rrezikon të dëmtojë turizmin vendor.

Guvernatorja e Kalabrisë, Jole Santelli tha që ajo ishte e gatshme të “ndalojë zbarkimet e migrantëve në Kalabri”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, 8.087 migrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*