Vendosni fjalën kyçe....

“Kukull e SHBA-ve” – Koreja e Veriut paralajmëron Britaninë se do paguajë “çmimin” për sanksionet


Koreja e Veriut ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të paguajë një çmim për “skemën e saj të neveritshme” politike për të vendosur sanksione ndaj ministrive të qeverisë koreanoveriore.

“Mbretëria e Bashkuar, një kukull e Shteteve të Bashkuara, bëri një provokim”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtunën për KCNA.

Të hënën e kaluar, Londra njoftoi se do të vendoste sanksione kundër Ministrive të Shtetit dhe Sigurisë Publike të Pyongyang për shkak të dyshimeve për vrasje, tortura dhe punë të detyruar në kampet e burgjeve të Koresë së Veriut.

Por sipas Koresë së Veriut, Londra ka vepruar vetëm bazuar në trillime, duke u kthyer në një kukull të SHBA—ve.

Zëdhënësi koreanoverior, tha që Britania pas largimit nga BE-ja nuk duhet “të ndjekë verbërisht SHBA-në”, pasi në fund do paguajë “çmimin” për këtë.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut mbeten të tensionuara, pasi Donald Trump dhe Kim Jong-Un nuk arritën në një marrëveshje për denuklearizimin dhe heqjen e sanksioneve.

SHBA-ja po shpreson për një takim të tretë mes dy liderëve, por Pyongyang e ka hedhur poshtë këtë ide, duke e konsideruar këtë një humbje kohe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *