Pavarësisht se dasmat tipike shqiptare me shumë të ftuar janë të ndaluara të zhvillohen në këtë kohë pandemie, disa derë rregullat janë thyer.
Policia ka proceduar penalisht një 39-vjeçar në Durrës si dhe e ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, për shkak se kishte organizuar një dasmë në lokalin e tij.
Në dasmën e organizuar nuk ishte respektuar distance fizike mes dasmorëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:
- K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.
Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.