Pas 8 muajsh hetime, policia ka vënë në pranga katër djem të rinj në Krujë, pasi dyshohen se kultivonin lëndë narkotike dhe kanë shfrytëzuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare.
Të arrestuarit janë:
- E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;
- L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;
- S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;
Dy persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje janë shpallur në kërkim: A. B., 23 vjeç dhe A. M., 17 vjeç.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.