Templates by BIGtheme NET

Theu karantinën, kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që deputetja Eliza Hoxha të dënohet

Këngëtarja dhe deputetja Eliza Hoxha prej disa ditësh është konfirmuar me koronavirus. Përmes një postimi në Facebook, ajo tregonte se kishte disa simptoma të sëmundjes siç janë ethe, temperaturë dhe kollë.

Por pasi bëri të ditur lajmin, disa media publikuan foto të saj jashtë banesës, në një kohë kur sipas rregullave duhej të qëndronte e izoluar.

Vetë deputetja ka reaguar pas këtyre lajmeve, duke thënë se kishte dalë para pallatit pasi priste të bënte rentgenin e mushkërive.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.

Për keqardhje!

Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica.”– reagoi Hoxha.

Por kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të dënohet me burg për thyerje të rregullave të vetizolimit.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna”– shkruan Sejdiu.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*