Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 35-vjeçari në Korçë


Një 35 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi qëlloi me armë në ajër.

Policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas marrjes së sinjalit dhe ka shoqëruar në komisariat të riun.

35-vjeçarit i është sekuestruar arma ndërsa nuk dihet arsyet që mund të kenë sjellë qëllimin në ajër.

Njoftimi i policisë:

Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *