Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kemi arritur një konsensus të gjerë, të mblidhet Këshilli Politik një orë e më parë për të diskutuar ndryshimet


Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij për mediat, pas firmosjes së marrëveshjes me grupet parlamentare për ndryshimet zgjedhore të 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese që hapin listat për kandidatët për deputet dha shpjegime për të gjitha pikat e firmosura.

Rama tha se u arrit një konsensus i gjerë për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për ndryshimet për hapjen e listave.

Rama tha se një orë më parë duhet të mblidhet Këshilli Politik dhe të diskutohen ndryshimet e bëra.

Kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe kemi arritur edhe konsensus të plotë për të votuar më 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës bashkë me opozitës jashtë parlamentare.

Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet këshilli politik dhe të diskutojmë sepse kem hapur një diskutim para pak kohe, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita jashtëparlamentare donte datën e saktë për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe për mënyrën si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo ç’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.

Kemi bërë goxha debat për këtë me Murrizin që qëndron stoik në pozicionin e tij, ndërkohë kemi sinjale inkurajuese nga dy grupet e tjera edhe pse besoj se do ishte mirë që edhe murrizi të bashkohej por kam bindjen qe do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por një bashkësi individësh që kanë grupet e tyre, por ka edhe të pavarur. Ka ende kohë për të gjetur një mbështetje sa më të gjerë” -deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *