Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të i kërkojnë Kinës të mbyllë konsullatën në Houston, reagon ashpër Pekini


Ministria e Jashtme kineze tha se SHBA-të i kërkuan asaj që të mbyllte konsullatën e saj në Houston të Teksasit. Pekini e dënoi këtë veprim, duke premtuar hakmarrje nëse vendimi nuk kthehet.

Kërkesa e papritur për të mbyllur konsullatën është një ‘përshkallëzim i paparë’ i armiqësive, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin. Ai paralajmëroi se Pekini do të hakmerret nëse SHBA-të nuk e ndryshojnë vendimin e tyre.

Wang Wenbin dënoi urdhrin për mbylljen e konsullatës si një ‘provokim politik’ dhe ‘një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar’.

Kina u kërkon SHBA-ve që të revokojnë menjëherë këtë vendim të gabuar, përndryshe do përgatisin përgjigjen e duhur dhe të nevojshme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus tha se masa kundër konsullatës ishte bërë për të siguruar mbrojtjen e pronësisë intelektuale amerikane dhe të dhënave të personave të qytetarëve amerikanë.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi javët e fundit. Në fillim të këtij muaji, Presidenti Donald Trump nënshkroi një projekt-ligj që autorizonte sanksione ndaj Kinës për politikave të saj në Hong Kong.

Thesari i SHBA-ve sanksionoi gjithashtu disa zyrtarë të rangut të lartë kinez mbi trajtimin që Pekini zyrtar u bën ujgurëve, një pakicë etnike myslimane në rajonin veriperëndimor të Xinjiangut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *