Vendosni fjalën kyçe....

Greta Thunberg fiton çmimin 1 milion euro, ia dha fondacioni i ish-manjatit të naftës


Aktivistes për klimën, Greta Thunberg, i është dhënë çmimi i parë ‘Gulbenkian për Njerëzimin’, në formën e një çeku prej 1 milion eurosh.

Problemi është, se Gulbenkian ishte një industrialist i madh i naftës, që u hapi rrugën shteteve perëndimore të shfrytëzojnë naftën e Irakut.

Kreu i jurisë, Jorge Sampaio, tha se ‘Thunberg ka qenë në gjendje të mobilizojë brezat e rinj në luftën kundër ndryshimeve klimatike’ dhe është ‘një nga figurat më të shquara të ditëve tona’.

Ai gjithashtu shtoi se vendimi është marrë njëzëri.

Aktivistja suedeze tha në një monolog në Instagram, e shoqëruar nga një muzikë shpirtërore në sfond, se ishte jashtëzakonisht e nderuar që e kishte fituar çmimin duke u zotuar se do i dhuronte eurot në kauza të ndryshme klimatike.

Fondacioni është emërtuar me emrin e Calouste Gulbenkian, një ish-manjat i naftës që vdiq në vitin 1955.

Një nga njerëzit më të pasur të epokës së tij, ai ishte një aksionar kryesor në Royal Dutch Shell, zhvilloi shumë kompani nafte dhe historikisht vlerësohet se ka qenë personi i parë që shfrytëzoi naftën në Irak.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet