Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte emigrantë nga Lindja e Mesme, përmbyset makina në Pogradec në përpjekje për t’iu shmangur policisë


Një makinë me emigrantë nga Lindja e Mesme është përplasur paraditen e sotme në fshatin Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”.

Makina me emigrantë ishte nisur nga qyteti i Bilishtit në drejtim të Tiranës dhe ishte në ndjekje nga policia dhe FRONTEX.

Shoferi që po transportonte emigrantët refuzoi urdhrin e policisë për të ndaluar dhe zgjodhi aksin rural nga fshati Zëmblak për të kaluar në aksin Korçë-Pogradac.

Makina në përpjekje për të shmangur postobllokun e ngritur në kryqëzimin e Podgories në vendin e quajtur “Lapidari” i përplas me një mjet tjetër dhe u përmbys.

Nga aksidenti u plagosën edhe 4 emigrantët.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet