Templates by BIGtheme NET

“Zgjohet” Lacio, Juventusi e ka vetë në dorë

Kur nga fundi i sezonit kanë mbetur edhe dy javë, Lacio ka arritur më në fund të zgjohet duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për sa i përket vendit të tretë që do të thotë pjesëmarrje në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve, duke shmangur fazën kualifikuese.

Romanët kanë fituar jashtë fushe ndaj Veronës 5-1 dhe pas hapit fals të Atalantës janë barazuar me pikë me të. Roma me suksesin e saj ka forcuar pozita në vendin e pestë dhe praktikisht duket e ka prerë biletën për në Ligën e Europës dhe për ta vulosur ka nevojë vetëm për një pikë në dy ndeshjet e mbetura.

Milani është ende në pozita të vështira duke qenë se e ndjek këmba-këmbës Napoli, me vetëm një pikë më pak kështu që çdo mbetet ende e hapur për vendin e gjashtë.

Juventusi nga ana e tij prej Sampdorian në Torino dhe me një fitore do ishte shumë pranë titullit kampion duke qenë se Interi ka vetëm 4 pikë më pak dhe nuk pret tjetër veç një hap fals tijin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*