Templates by BIGtheme NET

Man.United ofron 80 milionë sterlina për Sanchon e Dortmund

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që anglezi të jetë pjesë e skuadrës nga Old Trafford për sezonin e ri dhe është duke përgatitur një ofertë për anglezin

Manchester United pritet që të bëjnë ofertën e parë për sulmuesin anësor të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.  

Fitoja e United prej 2-0 kundër Leicester City në ditën e fundit të sezonit 2019/20 të Premier Ligë siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të skuadrës nga Manchester United, kurse nënpresidenti i klubit Ed Woodward dhe negociatori i grupit Matt Judge kanë filluar bisedimet për transferimin e Sanchos në Old Trafford nga Dortmundi.

Goal, ka mësuar nga burimet e saj se një ofertë formale është dorëzuar në Dortmund, por që skuadra nga Budesliga e vlerëson ish kadetin e Manachester City për rreth 120 milionë funte.

Megjithatë Woodward ka thënë se shkaku i pandemisë, ky afat i transfererve nuk “mund të jetë i zakonshëm” dhe burimet kanë thënë se United nuk do të shpenzojë më shumë se 100 milionë funte për ndonjë lojtar.

Mësohet se United janë gati që të negocojnë një marrëveshje fillestare në vlerë prej 80 milionë funte me para tjera shtesa bazuar në paraqitjet e lojtarit dhe arritjen e objektivave të klubit për sezonin e ri. 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*