Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Uji i Venecias s’e ka nxjerrë të larë presidentin, u soll si tutor i opozitës

Në seancën e sotme plenare po diskutohet lidhur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për të cilin Komisioni i Ligjeve votoi kundër.

Kryeministri Edi Rama tha se para se të merrte vendimin, PS-ja u bazua te raporti i Komisionit të Venecias, që tha se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.

“Janë një seri shkeljesh nga presidenti të nënvizuara nga Komisioni i Venecias, që flasin për drejtësinë tonë për t’ia nënshtruar një komisioni të posacëm hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse. Kjo është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithckaje që thuhet gabimisht apo keqdashësisht për ne.

Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankes të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërit të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të cdo presidenti.”- tha Rama.

Më pas Rama u përplas me deputeten Elda Hoti, të cilës iu drejtua duke i thënë se raporti i Venecias nga ana tjetër nuk e nxirrte të larë presidentin sikurse mendon ajo. Më pas ai thotë se presidenti u soll si tutor i opozitës.

“Ju që dolët këtu për të larë presidentin me ujin e Venecias ju siguroj se Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por nxjerr në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës.

Jo një po një sërë shkeljesh. Sa për dijenin tuaj. Që këndoni po nuk lexoni. E kënduat me pasion fjalimin tuaj, por pa lexuar atë për të cilin kënduat.

Janë të shkruara e zeza mbi të bardha, një seri shkeljesh të bëra nga Presidenti, të cilat flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për t’ia nënshtruar këto shkelje një komisioni të posacëm hetimor.”- tha Rama duke iu drejtuar Hotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *