Vendosni fjalën kyçe....

Enver Roshi konfirmon lajmet se është prekur me Covid-19: Jam në parametra normalë


 

Deputeti Enver Roshi ka konfirmuar lajmin se ai është infektuar me Covid-19. Ai shkruan në rrjetet sociale se ka parametra normal shëndetësorë.

Në mesazhin e tij, Roshi u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore kundër përhapjes së koronavirusit.

“Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit. Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: ‘Çdo gjë është në dorë të qytetarëve’. Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik. Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. Ruaj veten dhe të tjerët. Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale! Ju faleminderit nga zemra !!”- shkruan Roshi.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputeti Ralf Gjoni konfirmuan se janë prekur nga koronavirusi. Në media qarkulloi dhe lajmi se janë infektuar edhe deputetët Enver Roshi dhe Eljo Hysko, por ndërsa i pari sapo e konfirmoi lajmin, nga Hysko ende nuk kemi asnjë reagim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *