Sulmuesi argjentinas i PSG-së, Icardi, ka deklaruar se ka ardhur në Paris për të fituar Ligën e Kampionëve.
Në një intervistë për France Football ai ka rrëfyer dëshirën e tij të madhe për të ngritur lart trofeun e rëndësishëm.
“Jemi vetëm tre ndeshje larg dhe ky është objektivi për të cilin klubi ka vite që investon. Duam finalen e madhe dhe nëse Zoti do, duam ta fitojmë këtë trofe. Nuk presim mision të lehtë por jemi të përgatitur ta bëjmë si duhet punën tonë deri në fund.” – thotë Icardi.
Ky i fundit ka shkuar te PSG-ja në formë huazimi nga Interi por në maj të këtij viti, klubi italian dhe ai francez arritën një marrëveshje për transferimin përfundimtar të lojtarit në Paris deri në vitin 2024.