Barcelona e do me çdo kusht sulmuesin e Interit, Martinez, por problemi është se nuk i ka eurot për të.
Katalanasit nuk janë mirë me bilancin duke qenë se për shkak të pandemisë Covid-19 kanë humbur më shumë se 200 milionë euro duke mos qenë në pozita të mira për të afruar talentin argjentinas.
Deri tani, Barcelona, ka ofruar 70 milionë euro dhe shërbimet e Junior Firpo, i vlerësuar rreth 40 milionë euro por Interi nuk duket i bindur për këtë marrëveshje.
Martinez shihet si zëvendësi i duhut për uruguaianin Suarez, megjithatë marrëveshja mes klubeve duket ende larg, të paktën në letër.