Templates by BIGtheme NET

LSDM-ja e bindur se do formojë qeverinë e re, paralajmëron reformimin e sistemit gjyqësor

LSDM-ja ka shprehur bindjen se do e formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut. Ajo e bëri të ditur këtë gjë me anë të një deklarate për shtyp.

Në deklaratë theksohet se qeveria e re ka në plan të reformojë sistemin gjyqësor, që do jetë një nga prioritetet e qeverisë.

“Qeveria e re, e udhëhequr nga LSDM-ja, ka plan për reforma në sistemin gjyqësor, për drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë. Ky është një nga prioritetet më të rëndësishëm për të cilat do të punohet intensivisht që nga ditët e para.” – thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Në deklaratën për mediat theksohet gjithashtu se mbështetja nga qytetarët për LSDM-në nënkupton vazhdimin në rrugën e përparimit, integrimit, demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*