Ishte viti 2009 kur për herë të fundit ngrite kupën e kampionit të Superligës Tirana.
Dhe pas 11 vitesh në 100 vjetorin e krijimit të klubit kryeqytetas, bardh e blutë ngrenë sërish titullin.
Edhe pse e filluan në një formë jo të mirë sezonin, kryeqytetasit arritën që rrugës të rikuperonin pikët e humbura drejt objektivit për të cilin ishin nisur që prej fillimit.
Festa e titullit kampion për Tiranën u bë në rrethana të pazakonta për shkak të mos-lejtimit të tifozëve nga frika e mos përhapjes së epidemisë.
Kupa iu dorëzua futbollistëve të Tiranës nga presidenti i Republikës Ilir Meta në Air Albania Stadium.