Templates by BIGtheme NET

Kryeministri grek paralajmëron riformatimin e qeverisë

Ndërsa tensionet me Turqinë filluan të përshkallëzohen këtë javë, çështja e një riorganizimi të kabinetit po kthehet sërish në qeverinë greke.

Duke pasur parasysh që një mbledhje e kabinetit do të zhvillohet këtë të premte, dy skenarë duket se janë në lojë.

Ose kryeministri Kyriakos Mistotakis do të njoftojë ndryshimet një ditë para ose pas takimit – në çdo rast para se ai të largohet me pushime – ose këto ndryshime do të shtyhen deri në fund të gushtit pas pushimit të verës.

Pavarësisht nga koha e ndryshimeve në qeverinë greke, raportet sugjerojnë se ajo do ketë në fokus menaxhimin e paketës financiare që Greqia do të marrë nga Fondi i Rimëkëmbjes që u vendos në samitin e fundit të Bashkimit Evropian, shkruan Ekathimerini.

Ekonomia, marrëdhëniet greko-turke dhe ndikimi i krizës shëndetësore konsiderohen çështjet kryesore që do të përcaktojnë qeverinë Mitsotakis.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*