Templates by BIGtheme NET

Shembet skela tek Parku i Liqenit, dyshohet për të plagosur

Bie skela e pallatit në ndërtim në zonën e Parkut të Liqenit, në vendin ku ka qenë më parë lokali “Lion Park”.

Paraprakisht mendohet se mund të ketë persona të plagosur, por ende nuk kemi të dhëna zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen.

Pallati ku ka ndodhur incidenti këtë mesditë, po ndërtohet nga kompania “Lion Construction Sh.p.k” mbi truallin që më parë shërbente si pikë takimi për shumë qytetarë. Distanca e objektit në ndërtim me pallatin tjetër është 6 metra, pra kemi të bëjmë me një shfrytëzim gati 99% të pronës në këtë rast.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania që po kryen punimet rezulton se është themeluar në vitin 2016 dhe zotërohej nga një tjetër kompani ‘Ante Group’, e themeluar 24 vite më parë, me fokus në fushën e ndërtimit./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*