Templates by BIGtheme NET

Tensionet me Turqinë, Athina zyrtare kërkon nisjen e bisedimeve me Ankaranë për përcaktimin e kufijve detarë

Zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Stelios Petsas, njoftoi se ashtu sikurse kanë bërë me Italinë, dëshirojnë të bisedojnë me Turqinë çështjen e kufizimit të territoreve të juridiksionit detar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të zakonshme për shtyp në kryeqytetin Athinë, Petsas bëri një vlerësim lidhur me Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Duke vënë theksin se me Turqinë duhet të jenë të hapura kanalet e komunikimit kryesisht në periudhat e tensioneve, Petsas tha: “Ashtu sikurse kemi bërë me Italinë, dëshirojmë të bisedojmë edhe me Turqinë për përcaktimin e territoreve të juridiksionit detar”.

Anija për kërkime sizmike Barbaros Hayrettin Paşa ka vajtur në Republikën Turke të Qipros Veriore tha Petsas, i cili ka bërë të ditur se kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka diskutuar në telefon çështjen me liderin e Qipros Greke Nicos Anastasiades.

Greqia dhe Italia me 9 qershor nënshkruan marrëveshjen e kufizimit të zonës eksluzive ekonomike mes dy vendeve në Detin Jon.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*