Publikohen emrat e 12 fituesve në Universitetet Publike të Shqipërisë. Disa të zgjedhur për herë të parë, e deri tek mandati i pestë në rastin e Mjekësisë.
Ditën e djeshme, që prej orës 08:00 deri në 16:00 janë zhvilluar zgjedhjet për rektor në Universitete, ku për hir të së vërtetës pati një pjesëmarrje të ulët të studentëve të cilët ndodhen nëpër shtëpitë e tyre në rrethe, për shkak të situatës së pandemisë.
Siç vihet re dhe në listën e mëposhtme, nga të 12 rektorët e rinj të zgjedhur, vetëm dy janë gra. Ato janë: Kseanela Sotirofski, e zgjedhur rektore e Universitetit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit, si dhe Suzana Golemi, rektore e Universitetit “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër.
FITUESIT PËR REKTOR
Andrea Maliqari – Universiteti Politeknik i Tiranës
Kseanela Sotirofski – Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit
Dhimitër Bello – Universiteti Fan S. Noli Korçë
Arben Gjata – Universiteti i Mjekësisë
Artan Hoxha – Universiteti i Tiranës
Suzana Golemi – Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër
Bektash Mema – Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër
Roland Zisi – Universiteti ‘’Ismail Qemali’’ Vlorë
Kastriot Çaushi – Universiteti i Arteve
Agron Kasa – Universiteti i Sporteve
Fatbardh Sallaku – Universiteti Bujqësor në Tiranë
Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit