Templates by BIGtheme NET

Deputeti i Bundestagut pro ndryshimeve kushtetuese: Kërkesat tona janë plotësuar

Një tjetër deputet i Bundestagut, Albert Weiler, ka mbështetur vendimin e Kuvendit shqiptar për të miratuar ndryshimet kushtetuese për haojen e listave.

Weiler shpërndan postimin e raportuesit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Florian Hahn, i cili thoshte se hapja e listave do të sjellë demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor.

Weiler thotë se Hahn ka të drejtë ndërsa shton se kërkesat e Bundestagut janë përmbushur nga qeveria shqiptare.

“I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur”, shkruan Weiler.

Më herët, një tjetër deputet gjerman, Peter Beyer, shpërndau në profilin e tij në twitter, reagimin e Hahn.

 “Kjo është ezauruese. Nuk mund të shtoj më shumë”- shkruan Beyer duke mbajtur pra të njëjtim qëndrim.

Kuvendi miratoi dje me 106 vota pro, hapjen e listave për votuesit shqiptar për zgjedhjet e ardhshme të vendit.

Reporteri për Çështjet Europiane në Bundestag, Florian Hahn, qe i pari që e mbështeti vendimin e Kuvendit.

“Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku . – shkruante Hahn.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*