Edi Paloka tallet në Facebook me ministren Elisa Spiropali, pasi ajo ngatërroi foton e zëdhënësit të PPE-së Michael Gahler me një tjetër.
Ai e pyet Spiropalin në formë tallëse, nëse e njeh dhe Frankesteinin.
“Dhe nje pyetje shtese (ne privat 😜) “nafies” se partise , elises ; mire qe te japin e perdor foto tjeter per tjeter te zedhenesit te PPE po kush eshte Frankenstein e di apo dhe ate e di si Don Kishotin “personazh te folklorit shqiptar”…?“- shkruan Paloka.
Spiropali më herët sulmoi zëdhënësin e PPE-së Michael Gahler i cili kishte dalë kundër vendimit të Kuvendit për ndryshimet kushtetuese dhe publikoi një foto të tijën me ish-kryeministrin Sali Berisha. Të paktën kështu mendonte ministrja, pasi në foto nuk ishte Gahler por një tjetër deputet gjerman: Albert Weiler.
Ndryshe nga Gahler, Weiler më herët kishte reaguar në rrjetet sociale duke e mbështetur vendimin e Kuvendit (Lexo këtu). Pas talljes nga Paloka, Spiropali e ka fshirë foton.