Templates by BIGtheme NET

“Florin e kam mik, jam i shokuar” – Zbardhet dëshmia e dhëndrit të Qazim Sejdinit për vrasjen në Elbasan

Një ditë pas arrestimit për vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të kaluar në Elbasan, zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit.

Sipas BW, dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.

Sanxhaktari ka thënë para uniformave blu se Florjan Lamçen e kishte shok dhe se kanë pirë bashkë tërë natën. Por thotë se nuk e mban mend pse dhe si ka filluar sherri mes tyre.

 “Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, është shprehur ai.

Tre shokët Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, kishin qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal në qendër të Elbasanit, mbrëmjen e së martës. Ata kanë konsumuar pije alkoolike.

Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin dhe kanë nisur të hedhin shishet e birrës kundër njëri-tjetrin. Si pasojë, njëri prej tyre, Florian Lamçja ka humbur jetën. Policia më pas dha lajmin se kishte arrestuar dy miqtë e tij.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*