Templates by BIGtheme NET

Mbyten në Vjosë e në Drin dy të rinj

Një 30-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lumin Vjosë.

Sipas policisë, i riu me iniciale A.B., banues në fshatin Gorishovë ishte futur për t’u larë në lumë dhe është mbytur.

Polumbarët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pranë fshatit Selishtë dhe po përpiqen të gjejnë trupin e viktimës.

Po kështu mësohet se një i ri është mbytur në lumin Drin. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Selane. Ndërkohë nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës.

Njoftimi

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*