Templates by BIGtheme NET

Pajisja që s’të lejon të ndezësh mjetin nëse ke pirë alkool, Rusia e bën të detyrueshme

Në përpjekje për t’i bërë rrugët më të sigurta, Rusia po planifikon të prezantojë ‘bllokuesin e alkoolit’, të cilat kërkojnë që një shofer të provojë se është esëll përpara se të lëvizë një automjet.

Sipas të përditshmes së biznesit në Moskë, Kommersant, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë po zhvillon një plan për të prezantuar bllokuesit e alkoolit në mjete.

Teknologjia, e njohur si një ‘pajisje e bllokimit të ndezjes’, tashmë është vendosur të bëhet e detyrueshme në Bashkimin Evropian nga viti 2022.

Kyçat funksionojnë duke e bërë të pamundur ndezjen e një makine kur drejtuesi ka pirë alkool mbi një prag të caktuar.

Pajisja kërkon që ata të fryjnë në pajisjen e vendosur në mjet, që më pas llogarit përqendrimin e alkoolit. Bllokuesi nuk e lejon mjetin të ndizet nëse shoferi ka pirë më shumë nga sa lejohet.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*