Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë furgoni me të cilën udhëtonin Inva Mula, Ermal Mamaqi, Mirela Sula e të tjerë (VIDEO)


Ka shpërthyer në flakë një furgon me të cilin Inva Mula, Ermal Mamaqi dhe një sërë figurash të njohura po udhëtonin drejt Tropojës. Për fat të mirë, të gjithë kanë shpëtuar pa u lënduar.

Shkrimtarja Mirela Sula e cila gjithashtu ndodhej në atë furgon, ka bërë të ditur lajmin duke publikuar një video në rrjetet sociale.

Në video duken qartë flakët që kanë përfshirë automjetin.  Sula falenderon Mamaqin, duke thënë se falë tij ata janë gjallë tashmë. E më pas edhe Inva Mulën, pasi ajo u thoshte atyre të dilnin nga furgoni pas një defekti teknik, para se ai të shpërthente në flakë.

 “Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. A je e lumtur që jemi gjallë? Imagjino çfarë do të ndodhte. Kjo do të thotë se duhet të jetojmë akoma. Aty do kishim qenë, po mos kishim qenë rob zoti, falë energjisë së mirë. Iku furgoni u zhduk. U zhduk. Inva na shpëtoi jetën. Të kemi borxh jetën. “- thotë Mirela Sula.

Pasi personat që ndodheshin në automjet kanë dalë jashtë, janë dëgjuar shpërthime dhe më pas zjarri ka filluar të përhapet dhe në kodrën ngjitur. Kjo ngjarje ka ndodhur sot, në një ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë që festojnë Ditën e Kurban Bajramit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *