Templates by BIGtheme NET

Shpërthim për “Kurban Bajram” në Afganistan, 17 të vdekur

Të paktën 17 njerëz kanë mbetur të vrarë në Afganistan pas një shpërthimi të fuqishëm me makinë, në provincën Logar.

Shpërthimi erdhi në prag të armëpushimit të deklaruar nga talebanët gjatë festës së Kurban Bajramit.

Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë për sulmin, ndërsa Shteti Islamik nuk ka komentuar ende.

BBC shkruan se shpërthimi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit dhe ku shumë njerëz po bënin pazarin për festën e Bajramit..

“Terroristët kanë goditur edhe një herë natën e Bajramit dhe kanë vrarë një numër të bashkatdhetarëve tanë”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Tariq Arian.

Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha që sulmi nuk kishte “të bënte” me grupin e tij.

Talebanët dhe qeveria e Afganistanit kishin rënë dakord për një armëpushim tre-ditor duke filluar nga e premtja, dita e parë e Bajramit.

Ka shpresa dhe për një armëpushim të përhershëm, por bisedimet e paqes janë vonuar për shkak të shkëmbimeve të të burgosurve. Është arritur një marrëveshje që qeveria të lirojë 5,000 të burgosur talebanë në këmbim të lirimit të 1.000 punonjësve të saj të sigurisë që mbahen të burgosur nga talebanët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*